Ekskluzive për “Shqipëria Live”, familjarët e punonjësit të rafinerisë: Politika përdori vdekjen e Artanit

28/02/2020 14:37

Alket Voshtina i biri i Artan Voshtinës, dhe Bledar Voshtina, vëllai, i ftuar në emisionin Shqipëria Live flasin se çfarë ndodhi me 23 shkurt. Të ftuarit thanë se donin të jepnin dritë për humbjen e familjarit të tyre.

Vdekja e tij u bë mediatike, pas një statusi të ish deputetit të PD-së së Fierit Luan Baci, ku sipas familjarëve është politizuar dhe keqpërdorur.
Bledari i thotë se Artani ka qenë protestues, që nga të parët, madje ditën që ndërroi jetë ka qenë në protestë në Ballsh dhe pas asaj shkoi në shtëpinë e tij në Fier. Artani nuk ka qenë pjesë e grevës, kur ka ndodhur fatkeqësia, arresti kardiak ka qenë në gjumë. Ai ishte i lumtur, pasi kishte dhe ditëlindjes e bashkëshortes së tij. Artani është përshkruar si një njeri i mjerë, kur nuk është e vërtetë. Naftëtarët janë në gjendje të vështirë, por Artani nuk ishte pa bukë.

“Luan Baci e politizojë e bëri mediatike, ai ka thënë që e njihte, po nëse e njihte di ishte prezent në varrimin e tij, ose në shtëpi. Pres të kërkojë ndjesë, ose nëse Luani do vazhdojë do e ndjek në rrugë ligjore.” tha Bledari, i cili e ka pyetur ish deputetin:
” Pse e bërë atë status,- ai nuk e pranon që është politike – e ka bërë sipas tij për të ndihmuar naftëtarët e Mallakastrës, por kjo tragjedi nuk duhej të përdorej. Le të shkojë atje të gjej zgjidhje.” tha Ai.

I biri i të ndjerit, Alketi u shpreh se:”Në datën 23 shkurt, në bënë përshtypjen pse është politizuar se në mediat thuhej se stresi e vrau. Ai ishte i lumtur, mami kishte ditelindjen. Madje para gjumit i kishte thënë mamit ndihem shumë i lumtur dhe shumë i plotësuar. Babi ka qenë gjithmonë i qetë, se kam parë kurrë të stresuar. ”

Alketit i ka bërë përshtypje se në media u fol edhe për gjendjen jo të mirë ekonomike, “ndërkohë-thotë ai- nuk është e vërtetë, askush nuk e di gjendjen tonë ekonomike. Kam lexuar tituj që thonë babai nuk iku në spital se nuk kishim të ardhura, nuk është e vërtetë edhe nëse babait kishte rroga të prapambetura , unë dhe mami punonim. Ku i ka gjetur Luan Baci faktet që flet për prindin tim, të dalësh në protestë nuk do të thotë që s ke bukë por që kërkon të drejtat e tij.”

Ndërsa përsa i përket pengjeve të Artanit, familjarët shprehen:” Babi nuk ka ikur me pengje, babi e shijonte jetën në maksimum” thotë Alketi, ndërsa i vëllai na tregon surprizën që mendonin t;i përgatisnin: ” Më 2 mars mbushte 50 vjeç, kishim menduar t’i bënim një surprizë, të mblidheshim të gjithë bashkë e të festonin.

Prej disa muajsh naftëtarët e Ballshit protestojnë për shlyerjen e 5 pagave të prapambetura dhe vazhdimësinë e punës së Uzinë. 10 prej tyre që nga data 18 janar kanë hyrë në grevë urie.

Një ndër 870 punonjës të rafinerisë së Ballshit që ka marrë pjesë në protesta ka qëne edhe Artan Voshtina, i cili natën e 23 shkurtit ndërroi jetë, si pasojë e atakut kardiak

Kjo ngjarje nga politika si fillim e më pa nga media u referua se ndodhi për arsye se i ndjeri kishte qenë në grevë urie.
U shkrua se Artani nuk u ndie mirë ne greve, se vuante prej kohësh, se ndërrojë jetë nga trishtimi, të gjitha këto fjalë e morën zanafillën nga një status i Deputetit të PD-së se Fierit Luan Baci në rrjetin e tij:

“Sot, pasi u kthye nga protesta, i trishtuar, i mërzitur, i stresuar, zemra e tij nuk duroi më.

Teknolog specialist prej shumë vitesh, në uzinë, i pa paguar dhe i keqtrajtuar si shumë kolegë të tij të punës….”

Mjaftoi kjo deklaratë, që media të vazhdonte të keqpërdorte situatën e mortit në familjen Voshtina.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA