Një debat i ashpër u zhvillua në Open në Top Channel mes panelistëve teksa u diskutua për temën “Burra që vrasin gra”. Debatet u zhvilluan mes Grida Dumës, Delina Fico dhe pastorit Akil Pano.
Debati nisi kur ish-deputetja foli për shkaqet e dhunës. Grida Duma tha se një ndër shkaqet e dhunës brenda në familje është varfëria e madhe në të cilën jetojnë familjet shqiptare.
‘Jo nuk duhet kuptuar kështu. Na e kanë thënë amerikanët në studimet e tyre që varfëria nuk është faktor i parë i dhunës. Është përkeqësues por jo faktor i parë- ndërhyri Fico.
Në debat u përfshi edhe pastori Akil Pano i cili tha se duhet folur për tema tabu, ku iu referua vrasjes që në Australi ku babai shqiptar vrau vajzës. ‘Themi që ka vrasje për nder. Ndëri është një temë tabu që nuk diskutohet dhe kur cënohet shpie në ngjarje të tilla’- tha Akil Pano.
E kundërshtoi fuqishëm aktivistja e cila tha nuk që ai që bëri atë veprim është një kriminel dhe nuk ka arsye që të shpien tek vrasja.
Top Channel