Në Konferencën e Nivelit të Lartë “Siguria Rrugore 2020” ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se në ndryshimet e reja në kodin e ri rrugor do të parashikohen masa të forta kundër përdorimit të mjeteve që shkaktojnë shpërqendrim, sidomos të celularëve.
“Ndryshime të rëndësishme parashikohet të propozohen për rritjen e kërkesave për cilësinë e lejeve të drejtimit, sidomos për rimarrjen e tyre, për futjen e testeve psikologjike për shkelësit përsëritës etj”, tha Lleshaj.
“Modernizmi, pajisja dhe profesionalizimi i thellë i policisë rrugore dhe i strukturave të tjera të rendit dhe sigurisë publike është një parakusht i rëndësishëm”, tha Lleshaj më tej.
Ndërkohë më poshtë keni disa nga propozimet kryesore për ndryshime të Kodit Rrugor.
Top Channel