Koronavirusi: A rrezikohen më shumë vendet më pak të zhvilluara të Europës?

27/02/2020 20:40

Zyrtarët shëndetësorë e pranojnë se situata e koronavirusit është shqetësuese, por u kanë bërë thirrje njerëzve të mos përhapin panik. Më e lehtë për t`u thënë sesa për t`u bërë.

Teksa virusi vazhdon përhapjen, gjithmonë e më shumë shtrohet pyetja sesa i përgatitur është kontinenti i vjetër për sëmundjen e re frikësuese. Në pamje të parë, sic e paraqet edhe vetë qendra europiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, ECDC, vendet më të pasura europiane janë ato me “ nivelin më të mirë të përgatitjes, i cili supozohet t`i mbështesë maksimalisht përpjekjet e tyre për të luftuar kërcënimin e Covid 19”.  Kjo për shkak se këto vende kanë infrastruktura mjaft të mira mjekësore, dhe në këtë mënyrë, do të mendohej se janë të pajisura më mire e më të përgatitura sesa vendet më pak të zhvilluara europiane.

Por nuk është e thënë. Aktualisht,  rreth 1,3 milionë rumunë punojnë në Itali, dhe shumë prej tyre pritet të kthehen në shtëpi tani që situata e virusit është përshkallëzuar. Rumania ka plot probleme ekonomike dhe të infrastrukturës, megjithate kjo nuk e ka penguar të marrë masa mjaft të mira, duke porositur që në fillim të shkurtit një sasi të madhe veshjesh mbrojtëse, e duke testuar kapacitetet e reagimit me shpejtësi ndaj epidemisë.

Adrienne Rashford e OKSH-së, mendon se nuk është vetëm fuqia ekonomike e një vendi ajo që ndihmon në përballjen e sëmundjes; organizimi dhe planifikimi I mirë vijnë në radhë të parë, së bashku me komunikimin sa më të përshtatshëm me komunitetin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA