“Miq italianë, ju lutem, mjaft me ankesa dhe polemika, mjaft me makutërinë e dezinfektuesve dhe maskave; farmacitë i përgjigjen dhe atyre që si unë, kanë vërtet nevojë për to, por që tani nuk gjenden më.
A iu duket e përshtatshme e gjithë kjo?” Këtë apel të dhimbshëm e lëshoi një vajzë italiane e sëmurë nga leukemia, Elena Vaccari, e cila thekson se ajo dhe njerëz të tjerë të sëmurë kanë nevojë për maskat që praktikisht, thuajse nuk gjenden në treg.
“Unë e di që keni frikë, por është e qartë se koronavirusi nuk i bën gjë atyre që gëzojnë shëndet të plotë, ndërsa mund t`i dëmtojë shumë njerëzit si unë, që e kanë imunitetin përtokë prej kimioterapisë”, thuhet ne postimin e saj. Sipas Prof. Dr. Gérard Krause, ka disa modele llogaritjeje, që tregojnë se masat në kufi nuk tregojnë shumë rezultat në frenimin e kësaj sëmundje, sepse shumica e të infektuarve në fillim nuk shfaqin asnjë simptomë. Prandaj edhe kontrollet nga autoritetet e shëndetësisë nuk do t’i mund të identifikonin dot. Ndaj gjithmonë e më shumë po i mëshohet idesë së masave të higjenës si mbrojtja më e mirë, e këtu maskat dhe dezinfektuesit mund të japin një lloj ndihmese, megjithëse kryesorja mbetet larja rregullisht dhe me kujdes e duarve.
Top Channel