“Database për burrat e dhunshëm”/ Vrasja e grave, studiuesit: të paraqiten rregullisht nëpër institucione

27/02/2020 20:15

Për 2 ditë rresht opinioni u shokua nga përmasat e krimit në familje që rezultoi me dy të vdekur, motër e vëlla, në Rrëshen dhe 1 grua në Durrës.

Rezarta Caushaj, Aktiviste, Studiuese: Vitin e kaluar Kombet e Bashkuara kryen një studim në vendet e Europës Juglindore dhe u gjet se 70 % e femrave nga 15 vjeç e lart kanë pësuar një formë dhunë fizike, psikologjike, ekonomike etj.

Disa deputete kanë depozituar pranë Kuvendit propozimin për dënime më të ashpra për ata që ushtrojnë dhunë në familje. Një dhunues do të dënohet nga 1 në 5 vjet burg, ndërsa nëse përsëritet, agresori do të dënohet nga 2 deri në 10 vjet.

Rezarta Caushaj, Aktiviste, Studiuese: Një nga zgjidhjet është edukimi. Ne duhet të heqim dorë nga edukimi i diferencuar mes vajzave dhe djemve në një familje. Një mënyrë tjetër është shkurajimi nëpërmjet dënimeve të larta. Një tjetër mënyrë është duke i kontrolluar dhunuesit. Duke bërë një database dhe duke i detyruar të paraqiten rregullisht nëpër institucione.

80 % e kërkesave për divorc që paraqiten në gjykatë, kanë si shkak kryesor dhunën fizike që në shumicën e rasteve bashkëshorti ushtron ndaj bashkëshortes.

Rezarta Caushaj, Aktiviste, Studiuese: Përsa i përket dhunës në familje, ne krahasohemi me vendet e Lindjes së Mesme, Azisë dhe Afrikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA