Shqipëria si kryesuese e OSBE-së/ Stabilizimi i konfliktit, a do të çohen përpara nisma për Ukrainën?

26/02/2020 13:23

Teksa mori fjalën në konferencën e përbashkët me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov, kryeministri Edi Rama u pyet: Me Shqipërinë si kryesuese e OSBE-së, a do të çoni përpara nisma për Ukrainën për stabilizimin e konfliktit?

“Imagjinojini nëse do dilja me një nisme të re, nuk mendoj që na duhen nisma të reja, por zbatimi i atyre që kemi. Ajo çfarë sjellim është puna për të nxitur atë që ekziston. Nëse vijojmë të shpikim gjëra të reja do vazhdojmë të shkatërrojmë besimin që ka mbirë nga një progres i vogël disi. Përgëzoj Zelensky-n që po ecën para me shumë kurajë, mbështes çdo hap në drejtim të marrëveshjeve, sepse në të kundërt  të gjithë atyre që nuk duan të bëjnë përparim, do t’u jap argumente për t’u thënë jo. Nga ana tjetër , besoj që kur ka vullnet ka rezultate. Kjo është ajo çfarë do thoja. Kontributi ynë do jetë në këtë drejtim. Është me rëndësi për ne të bëjmë më shumë për njerëzit e zakonshëm, ndërsa të tjerët të bëjnë gjërat e mëdha. Sepse nuk besojmë se kemi më shumë kapacitet se ta për t’i zgjidhur”, deklaroi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA