Rama nga Moska: Sa më shpejt të njihet Kosova, aq më mirë do jetë për të gjithë dhe sigurisht për vetë Serbinë

26/02/2020 13:13

Gjatë fjalës së tij, në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm të Federatës Ruse, Sergey Lavrov, kryeministri i vendit, Edi Rama, ceku çështjen e Kosovës.

“Sa më shpejt të njihet Kosova, aq më mirë do jetë për të gjithë, dhe sigurisht për vetë Serbinë”, deklaroi Rama ndër të tjera.

Nga ana tjetër, Lavrov deklaroi se çështja e Kosovës do zgjidhet dhe se Rusisë i intereson që të arrihet një marrëveshje Kosovë- Serbi dhe se ajo do të nxisë këtë dialog që të arrihet drejt një përfundimi.

Po kështu, Rama u ndal edhe te konflikti Rusi-Ukrainë, ku zonat e konfliktit i konsideroi si një sheshxhirim të një filmi hollivudian për apokalipsin.

“Si kryetar i radhës i OSBE-së jam i vetëdijshëm për nevojën për të qenë një ndërmjetës i ndershëm, dhe njësoj siç ne e dinim që prej ditës së parë, jam këtu plotësisht në frymën e  dialogut dhe të bashkëpunimit të mundshëm dhe në këtë frymë ne trajtuam së bashku me ministrin një sërë çështjesh kryesore që ndikojnë në sigurinë e rajonit tonë. Është e lehtë të thuash se na duhet një bashkëpunim mes palëve, sidomos në konflikte, por nuk është e lehtë ta shohësh të realizohet në një mënyrë të qëndrueshme. Na duhet përpjekje e besueshme, për t’iu përmbajtur angazhimeve ndërkombëtare. Kemi vendosur në themel të misionit tonë të 2020-s nevojën për të bërë një dallim,  në terren për njerëzit. Ndërkohë që formulat janë të pranishme për t’u zbatuar, njerëzve u duhet të jetojnë ditë pas ditë, të kalojnë natë pas natë dhe ajo që kam parë me sytë e mi në zonën e konfliktit ishte asgjë më pak sesa ndjesia në setin e një filmi të madh hollivudian për apokalipsin. Kriza në Ukrainë, zgjidhja e  saj është përparësi kryesore e jona. Vizita në Ukrainë në fillim të këtij viti dëshmon rëndësinë që i kushtojmë kësaj çështjeje, ne do mbështesim të gjithë përpjekjet për të gjetur mënyrën, drejt zgjidhjes paqësore, kemi parë disa përparime, jo çdo gjë është e zymtë, mund të duken të vogla, por janë të mëdha për jetët e kaq shumë njerëzve, të mijëra civilëve që u duhet të përballen me jetesën në të cilën shkojnë nga njëra anë në tjetrën të zonës së mosangazhimit. Më lejoni të them drejtpërdrejt se mbështesim marrëveshjen e Minskut dhe besojmë se zbatimi i saj është thelbësor për të ecur përpara. Gjithashtu mirëpresim përfundimit e Samitit të Parisit, presim hapa të mëtejshëm, për të ruajtur këtë ritëm të krijuar. Për momentin nuk mund të mos bie dakord që presim përpjekje serioze. Rusia është një pjesëmarrës kyç në formatet negociuese në zonat e konfliktit, besoj se mund të përdorë ndikimin e saj për të na çuar më pranë paqes dhe sigurisht shpresoj fort që do ta bëjë këtë. Dua ta përmbyll me hyrjen ndoshta të gjatë timen duke thënë se është shumë i qartë se cili është pozicioni ynë si Shqipëri jemi anëtarë krenarë të NATO-s dhe SHBA-së, BE-së. Qëndrojmë plotësisht në përputhje me miqtë tanë të mëdhenj kur bëhet fjalë për çështje që ministri përmendi si sanksionet.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA