Është një sinjal pozitiv ai i lëshuar nga Papa Françesku gjatë meshës së të mërkurës.
Ai nuk ka hequr dorë nga rituali i përshëndetjes dhe në shumë raste edhe i përqafimit të besimtarëve në sheshin e Shën Pjetrit. Shumë prej këtyre të fundit mbanin maskat mbrojtëse për shkak të frikës nga koronavirusi, por ati i shenjtë jo.
Dhe mund të konsiderohet kjo si një ftesë për të mos rënë pre e frikës. “Dua të konfirmoj sërish se jam pranë të sëmurëve me koronavirus dhe me operatorët sanitarë që po i kurojnë.
“Jam pranë autoriteteve civile dhe të gjithë atyre që po angazhohen për të ndihmuar pacientët dhe për të ndaluar përhapjen e virusit”, tha ati i shenjtë në përfundim të meshës.
Më pas, ai është drejtuar drejt besimtarëve në sheshin e Shën Pjetrit dhe nuk ka hezituar që disa prej tyre edhe t’i përqafojë…
Top Channel