Karnavalet në Nicë… Spektakël në qytetin francez

26/02/2020 14:13

Më shumë se 16 mijë persona kanë marrë pjesë në karnavalet e Nicës, me tribunën qendrore të mbushur plot, pavarësisht se ethet e koronavirusit tani kanë mbërthyer edhe Evropën.

Dhe në fakt, Nica është vetëm pak kilometra larg kufirit italo-francez. Por kjo nuk i ka frenuar aspak entuziastët.

“Është hera e parë që ne po marrim pjesë në karnavalet e Nicës ndaj duam ti shijojmë sa më shumë…koronavirusi le të presë. Pra maska për maska, ka maska të tjera sot që janë shumë më interesante”, shprehet një grua.

“Për mendimin tim, ia vlen ta shijosh. Unë i ftoj njerëzit të vendosin maska, karnavalesh apo mbrojtëse, nuk ka problem…Në shpirtin e karnavaleve mund të përdoren edhe këto të fundit….”, tregon dikush tjetër.

Kishte nga ata vizitorë që e kishin planifikuar këtë event prej muajsh dhe nuk mund të lejonin që koronavirusi i paftuar tu prishte planet. Shumë prej tyre mendojnë se rreziku nuk është shumë i lartë dhe se Covid-19 mund të konsiderohet edhe si një lloj gripi, ndoshta pak më serioz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA