Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” kryekëshilltarin për Politikën e Jashtme të CDU/CSU-së Hans Joachim Falenski.
“Qëndrimi i Bundestagut ndaj Shqipërisë, ka qenë më parimori, më i sinqerti dhe me integritet, ashtu sikundër 9 prioritetet e vendosura për rezultate konkrete, të besueshme dhe të qëndrueshme në rrugën e reformave, janë kyç për demokracinë dhe sundimin e ligjit në vendin tonë”, shkruan Meta në facebook.
Statusi i Metës
Me mirënjohje për kontributin e çmuar në forcimin e marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, dhe në veçanti për arritjen e standardeve europiane të demokracisë dhe shtetit ligjor gjatë procesit të integrimit europian të Shqipërisë, pata nderin dhe kënaqësinë të vlerësoj me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, Kryekëshilltarin për Politikën e Jashtme të CDU/CSU-së, Hans Joachim Falenski.
Qëndrimi i Bundestagut ndaj Shqipërisë, ka qenë më parimori, më i sinqerti dhe me integritet, ashtu sikundër 9 prioritetet e vendosura për rezultate konkrete, të besueshme dhe të qëndrueshme në rrugën e reformave, janë kyç për demokracinë dhe sundimin e ligjit në vendin tonë.
Është për të ardhur keq që këshillat e Bundestagut nuk kanë gjetur reflektimin e duhur dhe po përdoren për të vijuar rrugën e anti-kushtetuetshmërisë dhe paligjshmërisë. ?????
Top Channel