Kryeministri vendit Edi Rama i cili ka mbërritur në Moskë të Rusisë prej ditës së djeshme, pritet të nisë nga momenti në moment takimin me shefin e diplomacisë ruse Lavrov.
Kryetema e këtij takimi pritet të jetë situata e tensionuar në kufirini Rusi-Ukrainë.
Kujtojmë se më herët kryeministri Rama ka folur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku parashtroi edhe 3 prioritetet e tij në misionin e ri duke e nisur me Ukrainën.
Rama nga Moska për Top Channel: Ja çfarë do të bisedoj me Lavrov
Teksa tregoi për vizitën e tij të parë në Ukrainë para disa ditësh, kreu i qeverisë tha se mbështet përpjekjet tripalëshe për paqen.
‘Veprimtaria jonë do mbështetet në 3 shtylla. Do mbështesim përpjekjet tripalëshe por duhet vullnet politik nga të gjitha anët, pasi ai është kyç për paqen. Sigurova homologët për përpjeket e mia për paqe.’ – tha Rama.
Top Channel