Shitja e cigareve kubane, produktit më të famshëm të ishullit, është rritur me 2 për qind në 2019, ritmi më i ulët ky në gjashtë vitet e fundit dhe kjo për shkak të një rënieje të kërkesës në rajonin e Azi-Paqësorit, të prekur nga konfliktet sociale.
Këtë vit ne kemi arritur 531 milionë dollarë në shitje, një rritje kjo prej 2 për qindësh krahasuar me një vit më parë – tha presidenti i Habanos sa, Luis Sanchez Harguiney.
Sipas tij, problemet socio-politike në tregje të rëndësishme për Kubën, si Hong Kongu, kanë bërë që të ngadalësohet rritja. Demonstrimet për krizën ekonomike në Liban po ashtu kanë prekur sektorin.
Vitin e shkuar, shitjet e cigareve kubane në Azi ranë me 3 për qind krahasuar me 9 për qind në 2018. Por për 2020-ën, panorama është e komplikuar edhe pa epideminë e koronavirusit, që ka kapërcyer kufijtë e kinës dhe po godet Azinë dhe vende të tjera të botës. Sidoqoftë, drejtuesit e Habanos mbeten optimistë.
Konsumatorët më të mëdhenj të purove kubane janë Spanja, Kina, Franca, Gjermania dhe vetë Kuba. Në shitje, Evropa zë vendin e parë, pasuar nga Amerikat, afrika dhe Lindja e Mesme dhe Azia dhe Paqësori. Por jo pak po dëmtojnë edhe ligjet anti duhan në Evropë.
Top Channel