Problemet e shkaktuara nga shpërthimi i koronavirusit në Kinë do të kenë efekt mbi ekonominë amerikane, por përmasat e goditjes janë të paqarta, deklaroi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Zyrtari theksoi se edhe pse numri i vdekjeve nga koronavirusi në botë ka arritur në 2.600, sëmundje të tjera si gripi i zakonshëm shkaktojnë shumë më tepër viktima në vit sesa COVID-19a që e ka origjinën në Kinën qendrore.”Kërcënimi i vërtetë është padyshim koronavirusi.
Ne nuk e dimë akoma, por po presim të shohim se si do të veprojmë,” tha Tomas Philipson, drejtor në detyrë i Këshillit Ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.”Kjo nuk do të thotë se efektet ekonomike nga Kina nuk do të kenë ndikim.
Patjetër që do të kenë”, shtoi ai. Ndërkohë që epidemia është duke shfaqur pak shenja zbutjeje, investitorët po shqetësohen gjithnjë e më shumë se ajo mund të ketë një ndikim shumë më afatgjatë në ekonominë botërore, por ashtu si Philipson, ekonomistët kane bindjen se është tepër herët për ta parashikuar ndikimin. Zyrtari tha se ekonomia amerikane mbetet rezistente ndaj problemeve të shëndetit, duke përmendur se gripi i zakonshëm në SHBA shkakton mesatarisht 40,000 vdekje në vit.Sipas gazetës Washington Post, Shtëpia e Bardhë, thotë VOA, mund të kërkojë së shpejti nga Kongresi fonde me vlerë 1 miliard dollarë, për t’iu përgjigjur koronavirusit.
Top Channel