Një gjeneral amerikan tha së fundmi se aeroplanmbajtëset e masës së mesme si USS America do të pajisen me versionin e avionëve F-35B me ngritje vertikale që do të rrisë shumë aftësitë e tyre luftuese, në kundërpërgjigje të mjetit të ngjashëm të prezantuar së fundmi nga Kina.
Mjeti i ri do të transportojë reth 1,700 trupa dhe dhjetra mjete të blinduara. aeroplanmbajtësja e nisur në 2012, do të ketë rreth dhjetë mjete si vetja dhe pritet të hyjë në shërbim në 2020.
Ato mund të mbajnë rreth 20 avionë gjuajtës me krahë fikse ose të montueshme.
USS America është pajisur me 13 gjuajtës F-35B me ngritje vertikale për operacione në Paqësor.
Gjeneral David Berger 3e përshkroi dislokimin e aeroplanmbajtësen si “lindja e një anijeje shumë të aftë amfibe sulmi që do të bëjë operacionet e SHBA më të paparashikueshme”.
Top Channel