Pronarët e të përditshmes së vjetër britanike Sun thanë se kanë humbur £68 milionë vitin e kaluar nga rëniet e shitjes së gazetës pas skandalit të përgjimeve telefonike të kryer prej saj.
Shitjet ditore të Sun ranë me 8% në 1.38 milionë edhe mbetet ende gazeta prej letre më e shitjet.
Ndërsa edicioni i saj i të dielës ‘Sun on Sunday’ shiti 1.16 milionë kopje javës që shkoi, 111,000 më pak se një vit më parë.
Kompania pronare e saj News Group Neëspapers thotë se dëmi i gazetës arrin në £26.7mln nga faturat ligjore të zbulimit të skandalit të pagesave ndaj zyrtarëve shtëtorë për marrjen e lajmeve ekskluzive.
Mes padive e dëmshpërblimeve të paguara nga Sun ishin këngëtario Sir Elton John, aktorja Elizabeth Hurley dhe aktivistja Heather Mills.
Top Channel