Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike mbrëmë në ora 20:10 ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për dy pacientë të dyshimtë në Koronavirus COCID-19.

Pacientet kanë pasur ethe, kollë të thatë të rrallë, lodhje dhe molisje dhe pengesa në frymëmarrje.

Dy pacientët u vizituan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK të cilëve iu morën mostrat për testim laboratorik në Coronavirus SARS-CoV-2 dhe Influenza A dhe B.

Mostrat për testim janë sjellë në laborator të Instituti Kombëtar dhe kanë hyrë menjëherë në punë.

Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në koronavirus COVID-19 dhe në influencë A dhe B me metodën rRT-PCR te dy pacientë.

Testi ka përfunduar në ora 00:30 të ditës së sotme dhe ka rezultuar negativ për të tri analizat, domethënë të dy pacientët nuk janë të infektuar me vi rusin SARS-CoV-2 dhe as me influenza A dhe B.

Ekipet e Institutit Kombëtar po përcjellin me vëmendje situatën epidemiologjike me Koronavirus në botë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA