23/12 10:45
Forcat ajrore ruse ankoheshin sot se gjatë javës që po mbyllet janë bërë të paktën 22 interceptime të avionëve të huaj ushtarakë në aktivitet zbulimi pranë hapësirës ajrore të vendit.
Në një grafik të publikuar nga gazeta shtetërore Krasnaya Zvezda thuhej se gjuajtësit rusë ishin ngritur disa herë për interceptimin e avionëve spiunë për të parandaluar hyrjen ilegale të hapësirës ajrore.
Avionët e huaj ishin pikasur duke fluturuar pranë Krimesë në Detin e Zi, si dhe pranë territorit të veçuar evropian të Rusisë, Kaliningrad.
Tetë prej mjeteve në fjalë ishin dronë pa pilot, që supozohet të jenë dërguar në misione zbulimi nga NATO ose SHBA.
Top Channel