27/12 21:02
Fundjava e gjeti kryeministrin Edi Rama në Belsh ku po përfundojnë të tre fazat e projektit të Rilindjes Urbane.
Kjo ka shërbyer, për të nxitur investime të rinjsh, ndër ta edhe të kthyer nga emigracioni, për të ngritur sipërmarrje të vogla në funksion të shfaqjes së “papritur” të një turizmi që rritet hap pas hapi.
Të tilla investime shihen nga qeveria dhe pushteti lokal si rruga e duhur për të shfrytëzuarin turizmin e kësaj zone.
Kryeministri Edi Rama thotë se “Rilindja Urbane shkon kudo me vizion, punë, vullnet dhe durim”.
Top Channel