Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla me anë të një postimi në Facebook i ka shprehur ngushëllimet familjes Memolla për ndarjen nga jeta të kryebashkiakut të Rrogozhinës, Haxhi Memolla.
Balla shkruan se socialistëve të Rrogozhinës ju largua para kohe një përfaqësues i denjë, ndërsa e konsideron si një mik dhe një shok të mirë.
“Lamtumirë i dashur mik dhe shok Haxhi Memolla! Sot u nda papritmas nga jeta Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë Haxhi Memolla. Si mik dhe shok i vjetër në familjen tonë socialiste e kam pak të vështirë të lidh apo të përmbledh në disa fjalë ngushëllimin për familjen, për miqtë dhe qytetarët e Rrogozhinës.
Familja e madhe dhe e nderuar Memolla humbi sot një njeri të dashur, miqtë humbën Haxhiun e gjendur dhe zemërmirë, socialistëve të Rrogozhinës ju largua para kohe një përfaqësues i denjë, Rrogozhinës iu ndërpre në mes mandati i një Kryetari i cili çdo ditë i shërbeu me përpikmëri banorëve të nderuar të kësaj Bashkie.” shkruan Balla.
Top Channel