Balla nuk shënon kosh dy herë rresht, Rama e ironizon: Jo po e ka fajin era, jo po topi…

22/02/2020 14:29

Kryeministri i vendit Edi Rama së bashku me kreun e grupit parlamentar, Taulant Balla pasditen e kësaj të shtune kanë qenë në qytetin e Belshit për të parë nga afër pedonalen që i ka dhënë një pamje tjetër liqenit.

Ndërkohë kryeministri Rama dhe Taulant Balla kanë hyrë edhe tek nj fushë basketbolli që ishte aty pranë. Balla tentoi dy herë që të shënonte kosh por dështoi, dhe u mundua që fajin t’ia linte erës.

Balla:  E ka fijin era…
Rama: Po po, e ka fajin era e ka fajin topi, jo mor jo ne e e kemi fajin…

Ndërkohë krahas videos së shpërndarë në Facebook Rama shkruan:  Në inaugurim e pedonales dhe korsisë së biçikletave pranë liqenit. Pjesë projektit modern të financuar nga qeveria shqiptare. Shëtitorja e re buzë liqenit dhe pista në ujë, si dhe rikonstruksioni i qendrës, i dhanë gjallëri qytetit ndërkohë që fundjavat e gjejnë Belshin të mbushur me turistë nga zona të ndryshme të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA