I pranishëm në konferencën “Sfida dhe vizione në shëndetësi”, në një tryezë që PD organizoi me ekspertët, ish-kryeministri Sali Berisha lëshoi kritika të forta nga sistemit shëndetësor të qeverisjes aktuale dhe veçanërisht Edi Ramës.
“Falenderojmë ata që ndihmojnë PD-në për hartimin e programit për shëndetësinë. Këta vjedhin si lukuni ilaçet e nevojshme për qytetarët. Këta shpikën check up-in për të vjedhur të sëmurët shqiptarë. Rama nuk e kupton se Shqipëria është shumë keq në mjekë për frymë. Rama nuk kupton sepse ia kanë mbyllur sytë koncensionet. Investimet në shëndetësi janë pothuajse zero”, tha Berisha.
Më tej shtoi:
“Çdo ditë mjekë dhe studentë largohen nga vendi. Sistemi shëndetësor ishte i brishtë, Rama po e shkatërron. Ne kishim aksesin më të mirë në sistemin shëndetësor edhe atë e shkatërruan. Mjeku në Shqipëri merr 50% të rrogës që merr mjeku në Kosovë.”
Top Channel