Gjithçka tjetër rreth këtij modeli, mbetet e rrethuar me mister
Ka një kohë, që Maserati është duke bërë përpjekje, për të zhvilluar makinën më të përsosur, që të jetë në nivelin e makinave më të mira, ku edhe e ka pozitën.
Deri më tani, dihet që është duke e testuar një makinë, të cilën edhe e kanë parë duke e testuar, por ky prodhues italian nuk ka bërë të ditur asnjë detaj.
Së paku, Maserati do të tregojë sonte në orën 20:20, se si do ta quajë modelin e ri, me të cilin pretendon se do ta fillojë një epokë të re, në botën e automobilizmit.
Reporterët që merren me makina të reja, nuk kanë bërë të ditur se si mund të quhet kjo makinë, por kanë thënë se mund të jetë emëruar Alfieri, njëjtë si një model i prezantuar më 2014.
Së bashku me njoftimin se si do të quhet ky model, Maserati pritet të tregojë edhe dukjen dhe specifikat e kësaj makine sportive, që pritet të jetë shumë e mirë.
Telegrafi
Top Channel