
Kryeministri i Lesotit, Thomas Thabane, 80 vjeç, do të akuzohet për vrasjen e ish-gruas së tij Lipolelo Thabane, ka thënë policia vendase.
Gruaja e tij u qëllua për vdekje në vitin 2017 dy dit para se ai të betohej si kryeministër dhe për këtë vrasje është e akuzuar tashmë gruaja e tij aktuale Maesaiah Thabane.
Maesaiah është e dyshuara kryesore për vrasjen e Lipolelo që në atë kohë kishte hedhur në gjyq Thomas për të bërë divorcin.
Kryeministri më pas u martua në një ceremoni në publik me gruan aktuale.
“Kryeministri do të akuzohet për vrasjen,” tha Zëvendës Komisioneri i Policisë Paseka Mokete për agjencinë e lajmeve Reuters.
“Policia po përgatit direktivat dhe ai ndoshta do të akuzohet nesër [e Premte],” shtoi ai.
Top Channel