Pas përfundimit të mbledhjes së komisionit të reformës zgjedhore, ka folur edhe Oerd Bylukbashi nga opozita jo parlamentare.

“Sot opozita bëri propozimin e paketës tjetër. Ka propozuar rreth 6 paket në lidhje më këtë. E drejta për t’iu drejtuar një gjykate të paanshme dhe të pavaruar e cila jo vetëm që garanton zgjedhje të lira por mohon edhe të drejtën për t’u ankuar. Kolegji Zgjedhor ishte gjysmak dhe nën presionin e vettingut.

OSBE konstaton se si dhe Gjykata Kushtetuese që duhet të garantojë lirinë, sekretin e votës nuk mund ta mbrojë atë sepse nuk ekziston. Kjo paketë nuk është vetëm për të vënë një kryq tek lista e çështjeve. Pati një reagim shumë të fortë nga mazhoranca. Gjykata që mbrojnë të drejtat zgjedhore nuk do të kapen. Numri i gjyqtarëve që kanë kaluar vettingun është shumë i vogël.

Ju keni rastin e Dvoranit që nuk justifikon 100 mln lekë. Ne nuk kemi ndërmend ta lejojmë këtë të ndodhë. Të gjithë ata gjyqtarë që nuk janë zënë në kurth do të përzgjidhen me short dhe do të mbrohet nga presioni politik. Ata do t’i nënshtrohen kontrolleve. Askush nuk do të jetë imun. Ekspertët janë duke diskutuar”, u shpreh Bylykbashi.

  Propozimi i PD/ Gjiknuri: Nuk është normale që procesi i vettingut të bllokohet për shkak të formimit të kolegjit zgjedhor

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA