Bardhi: Dokumentat e bërë publikë nga Presidenti janë tronditës/ PD: Qeveria e Edi Ramës, pjesë e një organizate mafioze

20/02/2020 18:32

Një reagim vjen nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, fill pas konferencës për shtyp të Presidentit Ilir Meta, i cili ka paraqitur prova të reja për se si organizata politike e Rilindjes, sipas tij po kërkon që të rrëmbejë Gjykatën Kushtetuese.

Në deklaratën e tij, Bardhi shprehet se tashmë me anë të dokumentave zyrtarë dhe me fakte të pakundërshtueshme nga Presidenca provojnë se qeveria e Edi Ramës është pjesë e një organizate mafioze për të asgjësuar pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese.

Reagim i plotë i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi

Tentativa kriminale e Edi Ramës për uzurpimin e Gjykatës Kushtetuese u çmontua sot me të tjera fakte të pakundërshtueshme nga Institucioni i Presidentit të Republikës.

Qeveria e Edi Ramës me Etilda Gjonajn, Parlamenti i Edi Ramës me Gramoz Ruçin, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i Edi Ramës me Ardian Dvoranin tani janë të provuar me dokumenta zyrtarë se janë pjesë e një organizate mafioze për të asgjesuar pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese që në lindje. Me një skemë kriminale, Qeveria ka ndërmarrë veprime aktive për t’i rrëmbyer kompetencën kushtetutese Presidentit të Republikës për emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese dhe për të emëruar aty një shërbëtore politike të Qeverisë.

Dokumentat e bërë publikë nga Presidenti janë tronditës. Qeveria boton në Fletoren Zyrtare një akt për llogari të KED-së, që sipas Kushtetutës është një institucion pa asnjë lidhje me Qeverinë. Është një tjetër akt i paprecedentë që minon ndarjen dhe balancimin mes pushteteve, shtetin ligjor dhe besimin e qytetarëve tek drejtësia, zhbën Reformën në Drejtësi dhe thellon krizën politike dhe institucionale në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA