Thirrja e Metës për 2 Marsin! Lleshaj: Çrregullim i skajshëm i tij. E ka kthyer Presidentin në një absurditet folklorik

19/02/2020 19:18

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka bërë një reagim të fortë në twitter sa i përket thirrjes së sotme të presidentit Ilir Meta.

“Më 2 mars firmoset dekreti i parë për SHPARTALLIMIN E PLOTË TË GRUSHTIT TË SHTETIT, përpara popullit shqiptar, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku do të lidhim një BESËLIDHJE për të çmontuar njëherë e mirë regjimin e mafiozëve dhe oligarkëve. Të gjitha institucionet që janë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ do t’i kthehen popullit shqiptar! Ata që kërkojnë popullin e presidentit në whatsapp, të porositin poture të gjera!”, tha Meta sot.

Ndërkohë Lleshaj shkruan se: ‪Fakti që Policia e Shtetit duhet të hyjë në historinë e planetit si e para polici në botë që garanton tubimin antiqeveritar të kreut të shtetit, flet më shumë se një miliardë fjalë për çrregullimin e skajshëm të zotërisë që e ka kthyer Presidentin në një absurditet folklorik.

  Meta: Protestë më 2 Mars/ Presidenti: Kundër grushtit të shtetit të qeverisë Rama

Ministri Lleshaj në Twitter:

Koha për të kornizuar me ligj funksionimin e institucionit të Presidentit! Prej 20 vjetësh diskutohet dhe harrohet. Por siç po duket deri në dhimbje tanimë, ideja se kreu i shtetit është individ i vetërregullueshëm, ka vdekur! Republika Parlamentare nuk diskutohet, respektohet.

‪Fakti që Policia e Shtetit duhet të hyjë në historinë e planetit si e para polici në botë që garanton tubimin antiqeveritar të kreut të shtetit, flet më shumë se një miliardë fjalë për çrregullimin e skajshëm të zotërisë që e ka kthyer Presidentin në një absurditet folklorik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA