Priti 20 vite për t’u bërë nënë, foshnja e porsalindur humb jetën në javën e 13 -të

19/02/2020 13:58

Një nënë ka publikuar momentet e fundit ku mbante në duar foshnjën e saj që humbi jetën në javën e 13-të, pas lindjes.

Tammy Ireson, 39 vjeç, nga Kings Lynn, i Norflok, i dha lamtumirën e fundit foshnjës së ndjerë Wibler, që pësoi një dëmtim të parikuperueshëm në tru, si pasojë e një ataku kardiak.

Ajo shpreson që me fotografitë e publikuara të ndihmojë dhe prindër të tjerë që mund të kenë një fat të ngjashëm.

“Në këtë mënyrë do të arrini të mbijetoni dhe të kapërceni dhimbjen çdo ditë”, ka thënë ajo.

Tammy, e cila priti 20 vite për të pasur një fëmijë, tashmë ka një elefant lodër, i cili ka regjistruar rrahjet e fundit të zemrës së vogëlushit. Wilber që në momentin që lindi u diagnostikua me një mutacion gjenetik të rrallë, ku iu shkaktua një sëmundje e bërthamës qendrore, duke prekur në këtë mënyrë muskujt vendimtarë të lëvizjes.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA