Në kohën kur epidemia e koronavirusit duket se po bën kërdinë, shumë persona në Kinë nuk po hezitojnë të sfidojnë masat e rrepta të qeverisë, “për t’u arratisur”.
Policia e Shangait ka publikuar një video gjatë javës së kaluar, ku shihet një grua që është fshehur në bagazhin e një veture me shpresën se do të arrijë të arratiset nga qyteti.
Kjo grua së fundmi kishte vizituar qytetin e saj të lindjes në provincën Hubei, dhe më pas ishte rikthyer në Shangai dhe punon. Shumica e qyteteve në provincën Hubei janë izoluar totalisht që nga janari. Por edhe ata persona që kanë arritur të arratisen nga kjo provincë, po ndalen nga autoritetet në momentin që po tentojnë të futen në Shangai ku nga ta kërkohet të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.
Autoritet përkatëse kanë njoftuar se një grua e paidentifikuar ka tentuar të largohet ilegalisht, duke u mbyllur në bagazhin e veturës. Megjithatë ajo u ndal në pikën e kontrollit në periferi të qytetit, ku zyrtarët e panë se ishte fshehur në bagazh. Ajo së bashku me mikeshën e saj që ishte pranë timonit kishin temperaturë të madhe dhe menjëherë janë dërguar në karantinë.
Gazetari i CNN-it së fundmi ka vizituar Shangain, ku ka dokumentuar se si qendrat komerciale janë shndërruar në “zona fantazmë” për shkak të koronavirusit./Telegrafi
Top Channel