Aksioni anti-kokainë në fshatin Kushapek të Komunës së Sarajit është pjesë e aksionit për luftë kundër tregtisë me lëndë narkotike në të cilën ishin pjesmarrës edhe forcat policore italiane, DEA amerikane, përfshirë këtu edhe autoritetet shqiptare.

Lëndët narkotike ishin nisur nga Kolumbia dhe e gjithë dërgesa peshonte 1.3 tonë, por policia italiane kishte zbuluar kanalin përmes të cilës do transportoheshin lëndët narkotike.

Sipas informacioneve jo-zyrtare të Tv21 policia italiane kishte lënë vetëm një qese prej që peshonte 1 kg në kamionin e mbushur me banana me qëllim që të mësonte destinacionin përfundimtar.

Nga ministria e Punëve të Brendshme kanë konfirmuar se janë arrestuar dy persona të dyshuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA