19/01 14:51
Një baba dyshohet se zhveshi djalin e tij 3-vjeçar dhe më pas nisi ta përdhunonte atë, ndërkohë që gjatë aktit realizoi edhe disa fotografi që përfunduan në një faqe pornografike.
Brisbane, 48 vjeç, identiteti i plotë i të cilit nuk bëhet i ditur, dyshohet se fotografoi veten duke abuzuar seksualisht djalin dhe pamjet i postoi në një rrjet mbarëbotëror.
Menjëherë sapo u njohën me rastin, autoritetet policore arritën që të arrestonin 48-vjeçarin. Ky rast ka shërbyer si “kambanë alarmi” dhe fill pas kësaj janë realizuar shumë arrestime të tjera të ngjashme në Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe, shkruajnë mediat e huaja.
Top Channel