Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar mbrëmë që Serbia ka humbur rastin të arrijë kompromis me Prishtinën, dhe se në të ardhmen do të paguaj çmimin për këtë.

Duke folur për demarkacionin, ai tha se e ka kuptuar që serbët kurrë nuk do të pranojnë atë që cilësohej si rasti ynë, dhe se për këtë do të paguajmë çmimin. “E kam kuptuar mesazhin e popullit, ka qenë një rast i mirë, por e humbëm”, ka shtuar Vuçiç gjatë një interviste dhënë në televizionin serb Happy.
Presidenti serb tha se për shkak të kësaj çështje do të kalojnë keq në të ardhmen, duke shtuar se askush nuk do të mund ta fajësoj për këtë.
“Do ta mbroj popullin serb, mbani në mend fjalët e mia për 20 vjet: kemi pasur rastin, por nuk kemi pasur mençuri dhe vetëdije të mjaftueshme”, ka shtuar Vuçiç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA