Pogradec- Policia ka arrestuar autorin e 5 vjedhje banesash të ndodhura katër muajt e fundit. Ai është A. Sh., 19 vjeç, banues në Pogradec (i dënuar më parë për “Vjedhje”).
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, bëjnë me dije adoleshneti është kapur në afërsi të Pogradecit ndërsa thuhet se ky i ri në banesat ky hynte vidhte pajisje dhe mjete të ndryshme.
Konkretisht ai akuzohet për vjedhjet:
Më datë 17.02.2020, në lagjen nr. 1, në banesën e shtetasit K. D., shtetasi A. Sh., ka vjedhur mjete të ndryshme pune e pajisje hidraulike, të cilat iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Po në këtë datë, ky shtetas ka tentuar të vjedhë edhe në banesën fqinje në pronësi të shtetasit G. L.
Më datë 18.01.2020, në lagjen nr. 1, në banesën e shtetasit A. D., është vjedhur një motorcikletë e markës “Honda” pa targa, si edhe pajisje elektroshtëpiake.
Më datë 05.12.2019, në lagjen nr. 1, në lokalin e shtetasit M. K., janë vjedhur pajisje hidraulike.
Më datë 19.11.2019, në fshatin Vërdovë, në banesën e shtetasit O. Xh., është vjedhur 1 televizor plazma.
Top Channel