“Po të dëgjoj”, Basha në Elbasan: Hallet e përditshme nuk e kanë zbehur shpresën

17/02/2020 12:52

Kreu i Partisë Demorkatike Lulzim Basha, këtë të hënë ka qenë në qytetin e Elbasanit në kuadër të komunikimit me qytetarët ose siç e ka pagëzuar ai “Po të dëgjoj”.

Basha me anë të një postimi në Facebook shkruan se punëtorët në Elbasan vuajnë përditë për kushtet e vështira ekonomike, punësimi apo braktisja e vendit.

Megjithatë sipas Bashës pavarësisht halleve të shumta shpresa akoma nuk është zbehur, ku sipas tij Shqipëria do bëhet një vend më i mirë.

“Ne Elbasan, me punetorët dhe hallet e tyre të përditshme. Ekonomia, punësimi, braktisja e vendit janë plagët që dhembin më shumë edhe këtu. Hallet e përditshme të këtyre njerëzve ende nuk e kanë zbehur shpresën se së bashku do ta bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë.” shkruan keru i PD.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA