Turi i Foltores/ Berisha sulmon Bashën: Ish-kryetari i PD në vend që të merrej me votën, u mor me mua 26/12 11:08
Presidenti Ilir Meta i ftuar në “Open”në Top Channel hodhi një mori akuzash ndaj qeverisë, ku u ndal edhe te paketa antiKÇK.
“Unë e shikoj këtë nismë si një fushatë propagandistike të bërë nga qeveria për të tërhequr vëmendjen e publikut. Kemi parti, polici, propagandë. A thamë për PPP-të,” tha Meta.
Ndërhyri edhe analisti Andi Bushati, i cili tha se paketa antiKÇK nuk është vetëm propagandë, por edhe një formë presioni ndaj bandave.
“E kishim ligjin antimafia. E përforcuam në 2017-n për të luftuar krimin. Nuk besoj se kemi nevojë për ligje mbi ligje dhe për institucione mbi institucione”, tha Meta.
Top Channel