Gazetari Alban Dudushi debatoi ashpër më presidentin e Republikës Ilir Meta në emisionin “Open”, në Top Channel. Debati nisi kur Meta tha se është mbrojtësi i Kushtetuesës dhe se presidenca është kështjella e mbrojtjes së Kushtetutës.
“Ju shpërndatë edhe një foto që e quajtët meme of the day, ku tregoni se Presidenca është kështjella që po mbron Kushtetutën. Por ajo që shikohet është se jeni vetëm”, tha Dudushi.
“Në luftën finale ka shumë shqiponja”, iu kundërpërgjigj Meta.
“Shqiponjat tani janë ulur në tryezën e bisedimeve”, vijoi Dudushi.
“Nuk e kam fjalën për opozitën”, iu kundërpërgjigj Meta.
“Ke ndryshime në qëndrimet tuaja. Në fillimin ishit palë me opozitën tani jeni vetëm. Akuzuat edhe Komisionin e Venecias, kur shkelët Kushtetutën”, tha Dudushi.
“Ku e kam shkelur Kushtetutën?”-vijoi presidneti.
“Jua tha Komisioni i Venecias-“, shtoi Dudushi.
“Kur dhe ku e ka thënë. Ajo ishte një qëndrim prej lobimit që pastaj e ndryshuan. Alban në qoftë se kërkon të bësh zhurmuesin vazhdo bëje”, iu kundërpërgjigj Meta.
Top Channel