Doli Rama më i fortë nga Konferenca e Donatorëve? Meta: Jam gati të duartrokas për kryeministrin

17/02/2020 21:35

Presidenti Ilir Meta nuk është aspak i interesuar për faktin që pas Konferencës së Donatorëve, ku u dhuruan 1.15 miliardë euro për rindërtimin e vendit, kryeministri Edi Rama mund të dalë më i fortë. Për të ka rëndësi vetëm që shqiptarët të jenë përfituesit.

“Nuk më intereson nëse Rama doli më i fortë nga kjo konferencë. Më intereson që këto ndihma të shkojnë te qytetarët shqiptarë. A ia njoh ndonjë rol të mirë kryeministrit për këtë konferencë? Patjetër, unë jam gati që të duartrokas për kryeministrin, për qeverinë, për çdo punë të mirë që kanë bërë. Kemi bashkëpunuar me qeverinë për këtë konferencë”, tha Meta në emisionin “Open”.

Pyetjes nëse Rama i ka zgjedhjet e ardhshme të siguruara, kreu i shtetit u përgjigj se ky është një koment që nuk i takon të merret. Por ai vuri në dukje faktin që duhet transparencë për përdorimin e donacioneve.

“Këto donacione janë për popullin shqiptar. Kemi solidarizim të vendeve me shqiptarët”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA