Mëngjesin e sotëm, adminstratori i klubit të Vllaznisë, Suad Liçi ka njoftuar policinë e Shkodrës se poshtë mjetit të tij tip Benz, ka konstatuar një pako të mbështjellë me letër natriban, ku dyshohet se mund të ketë lëndë plasëse.
Pas telefonatës së 46-vjeçarit, ish-futbollist i Vllaznisë, në vend ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/ Informacion paraprak
Më datë 16.02.2020, rreth orës 08:56, shtetasi S. L. 46 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër ka njoftuar Sallën e Drejtimit në DVP Shkodër, se poshtë mjetit të tij tip Benz, ka konstatuar një pako të mbështjellë me letër natriban ku dyshohet se mund të ketë lëndë plasëse.
Në vend ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel