Bardhi: Rama mbron Dakon nga frika se mos anëtarët e bandës i hanë kokën

16/02/2020 19:05

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi  me anë të një video të publikuar në Facebook hedh  akuza ndaj kryeministrit Rama, duke thënë se këmbëngulja e këtij të fundit për të mbrojtur Vangjush Dakon është frikë se mos anëtarët e bandës i pendohen.

Bardhi shton se DASH e shpalli non grata ish- kryebashkiakun e Durrësit megjithatë sipas tij Rama ka thënë se DASH nuk i vendoste miqtë e tij.

” Këmbëngulje e Edi Ramës për të mbrojtur Vangjush Dakon nuk është vetem arrogancë. Është frikë! Është frika e kreut të bandës, se mos anetarët e bandës pendohen dhe, për të shpëtuar nga burgu, i hanë kokën shefit!  Para frikës së humbjes së pushtetit kriminal dhe pasurimit të paligjshëm, para frikës së drejtësisë, Edi Rama hedh në kosh edhe Departamentin Amerikan të Shtetit, që ka shpallur non grata mikun e tij Vangjush Dako, me të cilin ai mban pushtetin në qarkun e Durrësit. Koha e Edi Ramës ka mbaruar! Anija e tij po mbytet!” shkruan Bardhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA