Koronavirusi/ Ambasadoja e SHBA-ve takohet me ministren Manastirliu
15/02/2020 11:04
Nëpërmjet një postimi në “Facebook” ambasada amerikane ka bërë me dije se ditën e sotme është zhvilluar një takim me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ku është folur në lidhej me masat për Koronavirusin.
Gjatë bisedës së saj me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirlliu, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Kim diskutoi rëndësinë e të qenurit vigjilent mbi koronavirus dhe zbatimin e udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetit. Ato biseduan gjithashtu edhe klimën e kujdesit shëndetësor në Shqipëri si dhe risitë në modernizimin e kujdesit shëndetësor.
Top Channel