Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Shkup ku katër persona të armatosur janë futur në një kazino dhe kanë gjuajtur me armë, si pasojë e plumbave të marrë kanë humbur jetën dy persona.
Njoftimi: “Më 15 shkurt 2020 në ora 04:47 minuta në SPB – Shkup është denoncuar se në kazinonë që gjendet në rrugën “Magjistralja e Adriatikut” në Shkup, katër persona të armatosur janë futur brenda kazinosë dhe kanë filluar të gjuajnë ndaj personave prezent në Kazino, me ç’rastë kanë qëlluar 22 vjeçarin V.H. nga Kosova, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Derisa sipas denoncimit 20 vjeçari B.N. nga fshati Krushopek i Komunës së Sarajit, i cili ka qenë i punësuar si sigurim në kazino, me kundak është goditur në kokë, pas çka edhe ai ka ndërruar jetë.
Personat e armatosur kanë marrë xhiron ditore dhe janë larguar.
Top Channel