Pajtim Serjani është një nga të piketuarit e sotëm të OFl, mëon Top Channel.

Serjani është edhe mik me Emiliano Shullazin, të cilit po ashtu OFL i ka dërguar formularin.

Serjani u dënua për gjobëvënie ndaj biznesmenit të kafes, Julian Bregu në vitin 2014.

Por ai u lirua pasi përfundoi dënimin prej 3 vitesh i dhënë nga gjykata e Apelit pasi bashkë me të tjerë, i bëri presion biznesmenit të kafesë, Julian Bregu të lëshonte një pjesë të aksioneve të tij. Në shkallën e parë, Serjani ishte dënuar me 7 vite burg.

Pajtim Serjani mbeti i plagosur më 5 janar 2015 në një lokal në rrugën e Kavajës, pasi Arjanit Sterjo qëlloi mbi tavolinën ku po qëndronte ai, polici Roland Meta, Ditmar Reçi dhe Denis Ramani.

  Arrestohen dy kushërinj, porositës për vrasjen e Pajtim Serjanit

Në shtator 2017 policia i sekestroi Serjanit katër makina të blinduara më vlerë 1 milion euro. Tre prej makinave rezultuan të trafikuara nga vendet e BE, njëra prej të cilave me targa të falsifikuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA