Selfi Zenelaj 80 vjeçe është gjetur e pa jetë paraditen e sotme nga djali i saj Shkëlqim Zeneli. Shkëlqimi tregon për kamerën e Top Channel momentin se si e gjeti nënën e tij të pajetë.

Sipas tij Selfia ishte e paralizuar dhe kishte humbur shikimin dhe ka qenë zjarri që ngrohej shkaku i vdekjes së saj.

“Ka qenë e paralizuar, e laja e ndërroja. Ika fjeta nga dhoma tjetër se isha i lodhur, dhe i thashë do vij të kontrolloj natën, po nuk u ngrita dot se isha i lodhur. E gjeti vëllai tjetër. Ajo është ngritur dhe ka ndezur zjarrin, mendoj se oxhaku është shkaku. E gjetëm të djegur fare, tregoi ai.

Afër stanit të tyre janë dy godina një që flinte 80 vjeçarja së bashku me bashkëshortin e saj.

Ky i fundit nuk ndodhej në banesë pasi kishte ikur tek shtëpitë e tjera që kanë brenda fshatit Gjormë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA