Digjet një makinë në Lezhë, dyshimet e para
13/02/2020 14:03
Sot, rreth orës 13:05, në Shëngjin, Lezhë është djegur një mjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit Elian Daja, 41 vjeç, banues në Lezhë.
Shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, shtetasin Mikel Pjetrushin , 19 vjeç, banues në Shengjin , si autori i dyshuar i zjarrvënies së automjetit.
Shtetasi Elian Daja dhe Mikel Pjetrushi dyshohet se kanë patur një konflikt me njëri-tjetrin. Më pas Pjetrushi dyshohet se i ka vënë zjarrin automjetit të 41-vjeçarit si shenjë hakmarrjeje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel