Irani po sulmon me raketa Dubain, autoritetet urdhërojnë banorët të qëndrojnë në vende të sigurta
Mes situatës alarmante të koronavirusit, disa episode qesharake shënohen në rrjet prej panikut ose paaftësisë, siç ishte rasti i një pacienteje të dyshuar me koronavirus në Rumani të cilën e rrëzojnë përtokë nga barrela disa mjekë me veshje speciale.
Mësuesja 32-vjeçare ishte duke u transferuar në një ambulancë pas kishte qenë në karantinë kur u kthye nga Kina me simptoma gripi.
Pamjet tregojnë sesi një nga mbajtësit humbet ekuilibrin dhe e përplas mësuesen përtokë, ndërsa me tentativën e dytë e fusin atë në ambulance.
Zyrtarët e turpëruar insistonin më vonë se gruas së paemëruar nuk i ishin shkaktuar lëndime.
Ajo ishte kthyer në Romani pasi punonte si mësuese anglishteje në jug të Kinës, por rezultoi negative për sëmundjen e rëndë.
Top Channel