SHBA dërgon bombarduesit në Taivan, kur Kina kryen manovra detare në zonë

12/02/2020 21:39

Marina e SHBA dërgon rregullisht anije e avionë në zona të kontestuara nga fuqitë rivale ndërsa së fundmi raportohet se Pentagoni ka dërguar bombarduesit strategjikë B-52 dhe avionët furnizues MC-130J Commando II në ngushticën e Taivanit, të cilat sipas këtij të fundit janë aty për të monitoruar fluturimet.

Zhvillimi vjen disa ditë pasi Kina mbajti manovra detare në këtë zonë, teksa në ngushticën e Taivanit kaluan dhjetra avionë fregata e mjete të tjera sulmi gjatë manovrave që u mbyllën më 9 shkurt.

“Patrullimet e ushtrisë kineze në këtë zonë janë legjitime në kuadër të veprimit për trajtimin e situatës aktuale të sigurisë për mbrojtjen e sovranitetit të vendit”, thuhej në një deklaratë të ministrisë kineze të mbrojtjes.

Ndërkohë Taivani zotëron autonomi ‘de facto’ edhe pse Kina e konsideron si një rajon të sajin që kërkon të ndahet. SHBA e konsideron çështjen e Taivanit të pazgjidhur dhe e furnizon rregullisht me armatime, megjithë protestat e Pekinit.

Uashington rregullisht dërgon luftanijet në Detin e Kinës Jugore me justifikimin e lirisë së lundrimit çka Pekini i quan provokime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA