Sërish në Hënë! Amerikanët kërkojnë ende para

12/02/2020 10:16

Administrata presidenciale amerikane po kërkon një nxitje të madhe në fondet vjetore të NASA-s për të përmbushur misionin e dërgimit të njerëzve në Hënë deri në vitin 2024.

Në kërkesën vjetore të buxhetit, Shtëpia e Bardhë i kërkoi Kongresit të shpenzojë më shumë se 25 miliardë dollarë për NASA-n për vitin fiskal 2021, 12.4 miliardë dollarë nga të cilat u ndanë për programin e uljes në Hënë. Kjo do të ishte një rritje tjetër e konsiderueshme në financimin e agjencive hapësinore.

Buxheti i agjencisë ishte më pak se 20 miliardë dollarë më 2017, vitin që presidenti Donald Trump mori detyrën, duke u rritur në 22.6 miliardë dollarë për vitin fiskal 2020, i cili përfundon më 30 shtator.

Dokumenti tregon gjithashtu qëllimin për të rritur buxhetin e NASA-s në 26.3 miliardë dollarë në vitin fiskal 2025.

Nuk ka asnjë garanci që Kongresi do të respektojë kërkesën e administratës. Propozimi për buxhetin e Shtëpisë së Bardhë është kryesisht një dëshmi e përparësive të tij, dhe ligjvënësit nuk kanë asnjë detyrim ta pasojnë.

Kongresi zakonisht lë mënjanë për NASA shumën që Shtëpia e Bardhë po kërkon apo edhe më shumë se kaq.

Agjencia hapësinore mori shumicën e parave, por jo të gjitha paratë që kërkoi për programin e saj të hulumtimit në Hënë, të quajtur Artemis, në vendimet e miratuara nga ligjvënësit në mes të dhjetorit. NASA gjithashtu kërkoi ndihmë nga kompanitë e makinave për të ndërtuar një automjet për projektet e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA