Kroçera e Japonisë; Numri i të infektuarave me koronavirus rritet në 174

12/02/2020 15:57

Edhe 39 njerëz të tjerë në bordin e kroçerës Diamond Princess në ujërat e Japonisë kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin e ri vrasës Covid-19, thanë sot autoritetet teksa mijëra të tjerë në bordin e saj përgatiten për javën e dytë të karantinës.

Mjeti detar kishte fillimisht 3,700 pasagjerë dhe ekuipazh në bord dhe u kthye në njësinë më të dendur të virusit të sapoemëruar COVID-19 jashtë vendit të origjinës Kinë, ku tashmë ka vrarë më shumë se 1100 njerëz.

“Nga 53 rezultate të reja testimesh, 39 kanë rezultuar pozitivë,” tha ministri japonez i shëndetsisë Katsunobu Kato çka e çon numrin total të rasteve në anije në 174.

Kato shtoi: “Deri tani kemi konfirmuar se katër njerëz të shtruar në spital janë në gjendje të rëndë”.

Anija e krocerave Diamond Princess ishte vendosur në karantinë që prej mbërritjes në brigjet japoneze pasi virusi ishte zbuluar te një ish-pasagjer i saj që kishte zbritur nga anija në Hong Kong.

Kur mjeti mbërriti në Japoni, autoritetet testuan fillimisht 3000 njerëz dhe nisën gradualisht evakuimet e të infektuarave.
Pasagjerëve u është kërkuar të mbajnë maska e të ruajnë distancën nga njëri-tjetri kur janë jashtë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA