Kroacia prezanton ligjin e legalizimit të marijuanës

12/02/2020 15:39

Me sa duket Kroacia do të bëhet vendi i parë në Evropë që legalizon plotësisht marijuanën, teksa deputetja Mirela Holy e SDP do të propozojë legjislacionin sipas të cilit çdo qytetar në moshë të rritur lejohet të rrisë deri në nëntë bimë marijuana me përbërie të lartë të ingredientit aktiv THC, për përdorim personal.

Ajo theksoi se asnjë nuk ka vdekur nga një mbidozë e cannabis natyral.

Kohët e fundit Unioni Demokratik Kroat, HDZ ka nisur të zbusë qëndrimet e ti të ashpra ndaj marijuanës por gjithsesi shumë njerëz besojnë se dekriminalizimi i saj nuk mjafton. Një prej tyre është dhe deputetja e SDP, Mirela Holy, një nga figurat e lëvizjes “Lex Cannabis” e cial tha se ligji i ri do të nisë debatin publik brenda një jave.

“Ne i ftojmë palët e interesuara të marrin pjesë në debatin publik”, thuhet në ligjin që parashikon legalizimin e plotë të kerpit dhe përfitimin e plotë ekonomik nga kultivimi i kanabis dhe përdorimi si për qëllime mjekësore dhe zbavitjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA