26/11 22:47
Senati i Italisë ka miratuar sonte kërkesën e prokurorëve për të nxjerrë në gjyq liderin e Lega-s, ish-ministrin e brendshëm Matteo Salvini për ndalimin e zbarkimit të një anijeje me refugjatë verën e vitit të shkuar, në vijimin e fushatës së qeverisë 5-yje-PD kundër kreut popullor të së djathtës.
Të mërkurën, një shumicë e senatorëve votuan që gjyqi i Matteo Salvinit të vazhdojë tutje.
Ky i fundit vazhdimisht është shprehur se dëshiron të përballet në gjyq, pasi sipas tij politikat e tij të migracionit shpëtuan dhjetëra mijëra jetë.
“Unë jam absolutisht i qetë dhe krenar për atë që kam bërë. Dhe do ta bëja përsëri, sapo të kthehem në qeveri”, ka thënë Salvini.
Top Channel